Punëtorët e NPL Eko-Theranda kanë nisur punën që në orët e hershme të mëngjesit për pastrimin e rrugëve nga gurët dhe dheu i dalë si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.
Ky angazhim, sipas drejtuesve të kompanisë, ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për të gjithë qytetarët.
“Qëllimi ynë është të sigurojmë që rrugët të jenë të kalueshme dhe të sigurt për qytetarët. Punëtorët tanë janë në terren që nga mëngjesi dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e çdo segmenti të bllokuar”, thuhet në postimin e NPL Eko-Theranda në Facebook.
Njoftohet se punimet do të vazhdojnë deri në normalizimin e plotë të gjendjes në rrugë dhe qytetarët ftohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes deri në përfundimin e operacionit.