Viets: Ju tashmë i dini kriteret për liberalizim të vizave
Edhe pse ishte bërë publik njoftimi që ambasadorja gjermane, Angelika Viets, do të mbajë një ligjëratë, ku do të fliste për liberalizmin vizave, mediave nuk është lejuar ta përcjellin atë. Arsyetimi i ambasadores ka qenë se nuk ka diçka të re për të thënë.

Lajme
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, nuk ka dashur që mediat ta përcjellin një ligjëratë të saj ku ishte e ftuat të fliste për procesin e liberalizmit të lizave në Kosovë, para studentëve të Kolegjit ISPE.
Ajo është arsyetuar se nuk ka dërguar ftesë që mediat ta përcjellin këtë ligjëratë, duke shtuar se edhe ashtu nuk ka ndonjë lajm sa i përket liberalizmit të vizave.
“Nuk do të them asgjë të re, të gjitha tashme ju i dini, fatkeqësisht nuk ka lajm, do të ju njoftojmë përmes një materiali lidhur me këtë ligjëratë”, ka thënë ambasadorja Viets.