Vidhen rreth 4 mijë euro në një dyqan në veri të Mitrovicës

Dy persona kanë grabitur sot rreth orës 7:00 të mëngjesit çantën me rreth 4 mijë euro në një dyqan ushqimor ‘Vrbas’ në veri të Mitrovicës.

Lajme

07/10/2015 10:13

Çanta ishte në zyrën e pronarit brenda këtij dyqani, përderisa pronari në ato momente ndodhej jashtë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Sipas tij, policia është duke punuar në zbardhjen e rastit, derisa kamerat e sigurisë do të ndihmojnë shumë në këtë drejtim.