Videoja që ndez internetin: Luani në përqafim të njeriut

Një video në të cilën një njeri luan me luan, është bërë virale në rrjetet sociale, për shkak të kësaj situate të pazakontë.

Fun

15/01/2020 18:32

Videoja tregon një luftëtar të njohur për të drejtat e kafshëve dhe yllin e rrjeteve sociale Dean Schneider, të cilin e pret një tufë e tërë luanësh. Ai i përqafon dhe i puth, dhe ata i hidhen në krah.

Schneider i ndau këto fotografi në Twitter dhe shkroi se distanca më së miri tregon se sa shumë i mungojnë njëri-tjetrit, transmeton KosovaPress.

“Të jesh i dashur dhe i mirëpritur nga e gjithë tufa e luanëve është një nga gjërat më të bukura në jetën time. Kjo është arsyeja që unë bëj gjithçka”, shkroi ai.

Shikoni një moment të jashtëzakonshëm kur mbreti i xhunglës hidhet në përqafim të Schneider.