Videoja që e dëshmon pse BMW është një ndër makinat më të shpejta ndonjëherë

BMW M8 Competition po cilësohet si një ndër veturat më të fuqishme sportive me dy dyer që marka ka prodhuar deri më tani.

Auto & Tek

15/06/2020 16:45

Modeli i BMW, me motorin e fuqishëm 4,8-litërsh nën kofano, arrin të prodhojë 617 kuaj-fuqi. Kjo ia siguron makinës përshkimin e shpejtësisë 0-100 km në orë për vetëm tre sekonda, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

Dëshmia se modeli i ri i serisë ‘M’ nga radhët e firmës gjermane për prodhimin e makinave është një ndër automjetet më të shpejta sportive që ka prodhuar ndonjëherë vjen në një video. M8 Competition është kapur në kamera duke lëvizur me shpejtësi marramendëse në një pistë garash në Nurburgring të Gjermanisë.

Automobilit briliant i BMW-së i nevojitën vetëm 7:32.79 minuta që të përfundojë një xhiro në pistën respektive të makinave.

Çmimi aktual i modelit në fjalë varion prej 117 mijë deri në rreth 130 mijë euro. /Lajmi.net/

YouTube player