Videoja që duhet të shërbejë si mësim për të gjithë ata që futen me makinë në dritë të kuqe
Një video e shpërndarë së fundmi nga kanali 'Viral Hog' në Youtube, e cila tregon se çfarë ndodh në rast se një shofer futet në dritë të kuqe, po shërben si formë vetëdijësimi për shoferët e tjerë.
Fun
Sikurse tregon kamera e sigurisë së makinës përkatëse, mosrespektimi i semaforëve shpeshherë mund të çojë në aksidente, të cilat shipen edhe deri në fatalitet, shkruan lajmi.net.
Si pasojë e mosrespektimit të dritës së kuqe, shoferi pëson aksident me një makinë tjetër. Komentuesit e videos kanë bërë me dije se asnjëri nga ngasësit e makinës nuk kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Ndiqini pamjet e mëposhtme për të kuptuar se çfarë ndodh në rast të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. /Lajmi.net/
