Video unike me ngjyra e vitit 1945 që tregon Berlinin e shkatërruar të pasluftës

Një video e realizuar pas Luftës së Dytë Botërore në Berlin, tregon qytetin e rrënuar dhe përpjekjet e njerëzve për t’iu kthyer normalitetit pas një lufte më shumë se shkatërruese.

Bota

05/05/2015 10:38

Videoja është realizuar në korrik të vitit 1945, rreth dy muaj pasi qyteti ra në duar të fuqive aleate, të cilat atë tash e kishin ndarë në zona, ku vërehet edhe sinjalistika e rrugëve në pjesën sovjetike që ishte ndryshuar nga gjuha gjermane në atë ruse, transmeton lajmi.net.

Videoja, e papublikuar më parë tregon gjendjen thuajse apokaliptike në qytet dhe banorët e Berlinit të ecin nëpër rrugë, pavarësisht nga mbeturinat që shihen kudo. (lajmi.net)

YouTube player