Video që lexon buzët e Kate dhe zbulon si i thërret ajo vjehrrit të saj, princit Charles

Me sa duket trashëgimtari i fronit i ka lejuar nuses së djalit të tij t’i drejtohet ashtu siç i drejtohen dhe nipërit e tij.

Fun

16/06/2021 09:43

Anëtarët e familjes mbrëtërore kanë rregulla të qarta për sa i përket mënyrës se si i drejtohen njëri-tjetrit në komunikim dhe konfidencialiteti sigurisht që është i limituar.

Në një video të publikuar nga tabloidet britanike është zbuluar se si dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton i thërret babait të bashkëshortit të saj, princit Charles.

Videoja është xhiruar gjatë takimit të familjes mbretërore me liderët e G7 dhe nga një sekuencë lexohen buzët e Kate teksa e përshëndet princin Charles “Hi Grandpa”, pra ‘Ç’kemi gjysh’.

Me sa duket trashëgimtari i fronit i ka lejuar nuses së djalit të tij t’i drejtohet ashtu siç i drejtohen dhe nipërit e tij. Për më tepër shihni videon. /Lajmi.net/