Prekëse, hajduti i kthen biçikletën fëmijës, pasi mëson këtë detaj (Video)

Një hajdut ende i paidentifikuar ka bërë kthesë. Para shumë kohësh ai kishte vjedhur një biçikletë në një lagje në Armag të Irlandës së Veriut.

Fun

06/12/2016 11:52

Një kohë pas vjedhjes, hajduti mësoi në rrjetet sociale se biçikleta që kishte vjedhur i përkiste një fëmije 9 vjeç. Por jo vetëm kaq. Biçikleta ishte dhurata e fundit që babai i bënte 9-vjeçarit para se të ndërronte jetë, transmeton republika.

Kur ka mësuar këtë fakt, hajduti është kthyer në skenën e krimit në ditën kur shënohej 1-vjetori i ndarjes nga jeta të babait të 9-vjeçarit dhe ia ka lënë biçikletën aty ku e vodhi.