Video e aksidentit të Azemit
E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar xhirime nga vendi i ngjarjes së aksidentit të rëndë të sulmuesit kosovar Ilir Azemi, si dhe spitalit ku është duke u trajtuar ai.

Sport
Ilir Azemi vazhdon të jetë nën përkujdesje intensive në spital pas aksidentit të rëndë të trafikut që pësoi sot në orët e hershme të mëngjesit.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës fatmirësisht nuk është në rrezik për jetë dhe pritet të jep shenja pozitive me kalimin e kohës.
Por, pamjet e publikuara tregojnë se aksidenti ishte mjaft i rëndë. Kurse, për një pasqyrë edhe më të qartë është përkujdesur e përditshmja gjermane “Bild” që ka publikuar një xhirim nga vendi ku ndodhi aksidenti si dhe ka dhënë pamjet e spitalit ku është i shtrirë Azemi.
VIDEO: http://www.bild.de/sport/startseite/sport/sport-home-15479124.bild.html