Video dhe seancat stërvitore të Tottenhamit bëhen virale, Mourinho dëgjohet duke ‘qortuar’ Bale

Spurs po përgatiten për ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Sheffield United, ata gjithashtu kanë postuar video të seancave të tyre stërvitore në Youtube.

Sport

16/01/2021 13:26

Derisa klubi i Tottenham Hotspur po përgatitej për ndeshjen e ardhshme, tifozët janë të bindur se kanë dëgjuar menaxherin Jose Mourinho duke thënë: “A dëshiron të qëndrosh këtu apo të largohesh në Madrid dhe të mos luash fare futboll”.

Steven Bergwijn dhe Son Heung-min shihen duke impresionuar Mourinhon, mirëpo një moment tjetër në video dëgjohet duke thënë: “Dëshiron të qëndrosh apo të rikthehesh në Real Madrid, shkruan lajmi.net.

Nuk dihet nëse komentet e Mourinho ishin për Bale, por shumë njerëz po supozojnë se audio lidhet me ish-lojtarin e Real Madrid, i cili aktualisht është i huazuar te Spurs.

Është raportuar se klubi nga Londra po paguan rreth 20 milion euro për të, në të cilën janë të përfshira kostoja e huazimit dhe paga e lojtarit./Lajmi.net/