Vidal shkëput kontratën me Barcelonën? Kiliani planifikon udhëtimin drejt Milanos

Arturo Vidal mund të vendos sot të ardhmen e tij.

Sport

12/09/2020 09:30

Merkatoja duket se do ta largojë Arturo Vidalin nga skuadra e Barcelonës.

Tash e një kohë flitet për largimin e mundshëm të Arturo Vidal nga ‘Camp Nou’ dhe një lëvizje marrëveshje për këtë lëvizje mund të finalizohet qysh sot.

Sipas raportimeve nga Spanja, Vidal ka shkëputur kontratën me Barcelonën dhe pritet vetëm arritja e marrëveshjes me Inter, përcjell lajmi.net.

Mesfushori do të udhëtojë sot drejt Italisë, në qytetin e Milanos, për të finalizuar kalimin tek Inter. /Lajmi.net/