Vidal ose Di Maria do të transferohen te skuadra e njohur italiane
Skuadra e Interit, duket se do të realizojë njërin nga transferimet më të bujshme të verës.
Sport
Mediat italiane raportojnë se Arturo Vidal ose Angel Di Maria do të mund të jenë lojtarë të Interit.
Calciomercato raporton se bisedimet e skuadrës italiane me Di Marian kanë vazhduar, përderisa për Vidal ka hezitime nga lojtari për shkak të besnikërisë ndaj Juventusit.
Rreth 57 milionë euro është thënë se ka qenë oferta e parë e Interit për Vidalin, kurse Di Maria vlerësohet rreth 35 milionë.
Di Maria aktualisht është anëtar i PSG-së, kurse Vidal u transferua nga kampioni i Italisë, te Bayern Munchen. /Lajmi.net/