Victoria Nuland të dielën në Kosovë
Victoria Nuland, ndihmëssekretare amerikane në Departamentin e Shtetit për çështje të Europës dhe Euroazisë, të dielën do të arrijë për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Lajme
Si merr vesh Koha Ditore, zyrtarja e lartë amerikan me këtë rast pritet të ketë takime me përfaqësues relevantë të partive politike dhe me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Pritet që gjatë këtyre takimeve, Nuland dhe bashkëbisedues të saj të flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për proceset tjera të ndërlidhura me to.