Vetura me targa të Shqipërisë qarkullon në rrugën ku ndalohet lëvizja e automjeteve

Një veturë me targa të Shqipërisë ka hyrë në rrugën në të cilën ndalohet qarkullimi i automjeteve. Në fotografinë e dërguar një lexues në redaksinë e Lajmi.net, shihet se vetura po lëviz në drejtim të Katedrales “Nënë Tereza”. Ndalimi i qarkullimit për vetura në këtë rrugë ka nisur që kur në krye të Komunës së…

Lajme

24/01/2025 17:02

Një veturë me targa të Shqipërisë ka hyrë në rrugën në të cilën ndalohet qarkullimi i automjeteve.

Në fotografinë e dërguar një lexues në redaksinë e Lajmi.net, shihet se vetura po lëviz në drejtim të Katedrales “Nënë Tereza”.

Ndalimi i qarkullimit për vetura në këtë rrugë ka nisur që kur në krye të Komunës së Prishtinës erdhi kryetari aktual, Përparim Rama, i cili ishte zotuar që kjo rrugë do të transformohet në shesh të ri, që do të lidhet me sheshet e tjera të kryeqytetit.

Kjo hapësirë përdoret për festivalin “Verë n’Dimër”, që tashmë është bërë tradicional. /Lajmi.net/