Vetura godet tri këmbësorë në Prizren

Tre këmbësorë janë goditur nga një veturë në Prizren ditën e djeshme.

Lajme

10/01/2021 08:49

Rasti ka ndodhur në rrugën “Wesly Clark”,  rreth orës 16:10. Siç njofton PK, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit

“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës godet tre këmbësore, viktimat kosovare. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raport. /Lajmi.net/