Vettel niset i pari në Singapor
Ngasësi i Red Bullit, Sebastian Vettel siguroi pol-pozicionin për garën për Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1. Vettel kishte dominuar gjatë provave të lira dhe kualifikimeve në shtegun Marina Bay, kurse pushoi në minutat e fundit të seancës pasi kishte menduar se bëri mjaft. Por, Nico Rosberg në Mercedes iu afrua në 0.091…

Sport
Ngasësi i Red Bullit, Sebastian Vettel siguroi pol-pozicionin për garën për Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1.
Vettel kishte dominuar gjatë provave të lira dhe kualifikimeve në shtegun Marina Bay, kurse pushoi në minutat e fundit të seancës pasi kishte menduar se bëri mjaft. Por, Nico Rosberg në Mercedes iu afrua në 0.091 sekonda.
“Ishte shumë afër edhe pse nuk ishte ndjenja më e mirë të qëndroja duke shikuar”, deklaroi Vettel. Rivali i gjermanit në garë për titull Fernando Alonso përfundoi i shtati në Ferrari.
Kurse, Roman Grosjean në Lotus regjistroi kohën e tretë më të shpejtë, para Mark Webberit në Red Bull dhe ngasësit tjetër të Mercedesit, Lewis Hamilton.