Veton Berisha padit për shpifje shefin e kabinetit të ministrit Elbert Krasniqi, kërkon 50 mijë euro dëmshpërblim
Deputeti Veton Berisha ka bërë të ditur se ka deponuar padi për shpifje ndaj Mërgim Nezirajt, shef i kabinetit të ministrit Elbert Krasniqi dhe sekretar organizativ i IRDK-së.. Berisha tha se ka zgjedhur rrugën institucionale për t’iu përgjigjur, siç i quajti, shpifjeve ndaj tij, duke kërkuar që Neziraj të dëshmojë në Gjykatën Themelore në Prishtinë…
Lajme
Deputeti Veton Berisha ka bërë të ditur se ka deponuar padi për shpifje ndaj Mërgim Nezirajt, shef i kabinetit të ministrit Elbert Krasniqi dhe sekretar organizativ i IRDK-së..
Berisha tha se ka zgjedhur rrugën institucionale për t’iu përgjigjur, siç i quajti, shpifjeve ndaj tij, duke kërkuar që Neziraj të dëshmojë në Gjykatën Themelore në Prishtinë pretendimet e bëra për çështjen e “zarfeve”.
Ai ka bërë të ditur se kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 50 mijë eurosh ose shumën që do ta përcaktojë gjykata.
“Sot kam deponuar padi për shpifje ndaj z. Mërgim Neziraj. Tash ai do të duhet të paraqitet në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe të dëshmojë se për cilat “zarfe” e kishte fjalën. Nëse nuk arrin t’i vërtetojë pretendimet e tij, do të përballet me pasojat ligjore të shpifjes dhe me kërkesën për dëmshpërblim në vlerë prej 50,000 euro ose me vlerën që do e caktoj gjykata!”, ka shkruar Berisha. /Lajmi.net/