Vetëvritet një person në shtëpinë e tij në Prizren, policia jep detaje

Në orët e para të mëngjesit, një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij në Prizren. Ngjarja e rëndë për lajmi.net u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai tha se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tashmë të ndjerit, në rrugën “Hysen Kraja” në Prizren.…

Lajme

01/10/2024 12:19

Në orët e para të mëngjesit, një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij në Prizren.

Ngjarja e rëndë për lajmi.net u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tashmë të ndjerit, në rrugën “Hysen Kraja” në Prizren.

“Sot me datë 01.10.2024, rreth orës 06:00 policia ka marr informate se ne rrugën e “Hysen Kraja” Prizren, dyshohet se nje person ka kryer vetvrasje. Policia me te gjitha njësit përgjegjëse menjëher I është përgjigjur rastit, në vend ngjarje janë informuar se në mëngjes familjarët e kane gjet të varur familjarin tyre, viktimën  mashkull A.B. 50 vjeç, të varur  në shtëpinë e tij”, tha Bytyqi.

Sipas policisë, nga të dhënat e para dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit  trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa  nga policia hapet rast “Hetim i vdekjes””, shtoi ai.

Rasti mbetet në hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve të Prizrenit./Lajmi.net/