Zhbllokohet situata, dalin pagat në sektorin publik

Tashmë janë ekzekutuar pagat për shërbyesit e sektorit publik. Mbi 82 mijë punëtorë në kuadër të sektorit publik tashmë në xhirollogaritë e tyre kanë pranuar pagën mujore të shtatorit. Lajmi.net merr vesh se pagat tashmë janë ekzekutuar. Nuk dihet nëse ministria e Financave ka emëruar një ushtrues detyrë në kuadër të drejtorit të Thesarit, për…

Lajme

01/10/2024 14:58

Tashmë janë ekzekutuar pagat për shërbyesit e sektorit publik.

Mbi 82 mijë punëtorë në kuadër të sektorit publik tashmë në xhirollogaritë e tyre kanë pranuar pagën mujore të shtatorit.

Lajmi.net merr vesh se pagat tashmë janë ekzekutuar.

Nuk dihet nëse ministria e Financave ka emëruar një ushtrues detyrë në kuadër të drejtorit të Thesarit, për t’u mundësuar kjo apo si ka ndodhur.

Edhe pse njohës të çështjeve kanë deklaruar se emërimi i një ushtruesi detyrë në kuadër të Drejtorit të Thesarit në këtë situatë do të ishte shkelje e ligjit.

Duhet theksuar se drejtorit të kaluar i kishte kaluar mandati, e situata ishte komplikuar tej mase pasi pa nënshkrimin e tij assesi nuk mund të bëhej ekzekutimi i këtyre pagave.

Nga Qeveria e Kosovës nuk është dhënë asnjë detaj se si është nxjerrë nga “situata” në këtë rast, por sipas njohësve aty mund të ketë edhe shkelje./Lajmi.net/