Bytyqi: S’ka paga, se s’ka shtet me Albin mashtruesin dhe kastën e tij prej servilësh
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar pasi ende nuk janë ekzekutuar pagat për punëtorët e sektorit publik. Ajo e ka quajtur kryeministrin Kurti mashtrues ndërsa kastën e tij servil të cilët i ka fajësuar për mos ekzekutimin e pagave. “Mbi 80 mijë zyrtarë publikë sot janë zgjuar me stres e shqetësim, se s’ka paga.…

Lajme
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar pasi ende nuk janë ekzekutuar pagat për punëtorët e sektorit publik.
Ajo e ka quajtur kryeministrin Kurti mashtrues ndërsa kastën e tij servil të cilët i ka fajësuar për mos ekzekutimin e pagave.
“Mbi 80 mijë zyrtarë publikë sot janë zgjuar me stres e shqetësim, se s’ka paga. Logjika e kësaj qeverie është e mbrapsht. Përveç që ka kijuar përgjatë gjithë mandatit frikë, panik e çkado tjetër, veç të mira nuk solli asnjë ditë. Kjo situatë e shpërfaq indiferencën e pashoq të Albin Kurtit me shokë të tij, që sigurisht as ai e as këta të tjerët nuk përballen me mungesë rrogash e të hyrash. Tashmë është gjendje faktike që i kanë milionat. E dhimbshme!”, ka shkruar Bytyqi. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: