Vetëvrasje në Pejë, Policia jep detaje
Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, saktësisht në lagjen Puhovc. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Rugova ka thënë se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. “Sot rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se ne lagjen Puhovc në Pejë,…

Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, saktësisht në lagjen Puhovc.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka thënë se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Sot rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se ne lagjen Puhovc në Pejë, ka ndodhur një rast ku dyshohej se një person është pa shenja jete, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/