Vetëvendosje paralajmëron konferencë për media nesër në Kuvend – nuk dihet arsyeja
Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet në Kosovë, ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media nesër. Kjo konferencë do mbahet me fillim nga ora 13:30, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net. Ndonëse konferenca është paralajmëruar zyrtarisht, ende nuk është bërë e ditur tema apo arsyeja konkrete që ka shtyrë…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet në Kosovë, ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media nesër.
Kjo konferencë do mbahet me fillim nga ora 13:30, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ndonëse konferenca është paralajmëruar zyrtarisht, ende nuk është bërë e ditur tema apo arsyeja konkrete që ka shtyrë këtë dalje publike të subjektit politik që drejton ekzekutivin dhe ka shumicën parlamentare./lajmi.net/