Vetëvendosje nuk flet nëse kthehen në Kuvend për MSA-në

Përderisa AAK-ja do kthehen në Kuvend në ditën kur kërkohet ratifikimi i MSA-së, Lëvizja Vetëvendosje nuk flet për këtë çështje, raporton lajmi.net.

Lajme

27/10/2015 12:53

Ata duket se e kanë diskutuar, por nuk dëshirojnë të japin qëndrimin e tyre publik.

Thonë se kjo temë nuk ka arritur ende në agjendën e Kuvendit, e as buxheti i vitit 2016, andaj nuk kanë ndonjë qëndrim publik.

“Kjo çështje ende nuk ka ardhur në agjendën e Kuvendit, as buxheti për vitin 2016. ne do deklarojmë për këtë kur ato të vijnë në agjendë”, ka thënë Frashër Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje për lajmi.net.

Ndryshe, AAK kanë bërë të ditur se pavarësisht se si do t’i kenë qëndrimet dy partitë tjera opozitare, Vetëvendosje e Nisma për Kosovën, partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj do të jetë pjesë e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje./ lajmi.net