Vetëvendosje i dërgon ofertë të re LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka pranuar një ofertë të re nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme

14/01/2020 11:21

Lëvizja Vetëvendosje i ka propozuar një ofertë të re për bashkëqeverisje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së.

Ai ka thënë se kjo ofertë e Vetëvendosjes do të shqyrtohet gjatë ditëve në vijim.

“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, ka deklaruar Mustafa. /Lajmi.net/