Veteranët sot protestojnë, të pakënaqur me ‘listat’

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot prej orës 12:00 protestojnë në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të shprehur pakënaqësitë e tyre me publikimin e listave të statusit të tyre gjatë luftës.

Lajme

30/03/2015 09:47

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftës së UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka bërë thirrje për protestë prej orës 12:00.

Duke marrë parasysh pakënaqësitë, ai ka thënë se nuk merr përgjegjësi nëse protesta tejkalon përmasat e saj.

Ndër kërkesat e tyre janë edhe publikimi i të gjitha listave të atyre që e kanë fituar statusin e veteranit të UÇK-së.

Për publikimin e këtyre listave ata i patën dhënë ultimatum qeverisë deri më 10 shkurt, por kjo ishte tejkaluar.

Qeriqi pati thënë se vonesat në këtë proces janë bërë qëllimisht, pasi që kjo çështje është politizuar.

Madje ai pati deklaruar se zhgënjimi i bashkëluftëtarëve të tij është aq i madh, saqë, nuk e përjashtojnë mundësinë as ta djegin qeverinë.