Vetëm Messi më i mirë në goditjet nga distanca se Calhanoglu në shtatë sezonet e fundit
Interi triumfoi me rezultat 2-0 si mysafir ndaj Venezias të shtunën mbrëma.

Sport
Golat për “zikaltrit” u realizuan nga Hakan Calhanoglu dhe Lautaro Martinez.
Goli i parë i realizuar nga Calhanoglu i dha epërsinë fillestare Interit duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.
Në fakt goli i tij nga distanca i shënuar mbrëmë nënkupton tani që vetëm Lionel Messi ka realizuar më shumë gola jashtë kutisë se sa mesfushori turk.
Calhanoglu ka shënuar gjithsej 26 gola nga jashtë kutisë në ligë që nga sezoni 2013/14, duke u vendosur vetëm pas Messit në Top 5 ligat evropiane gjatë kësaj periudhe.
Messi prin nga një distancë e largët prej 61 golave jashtë zonës, derisa Calhanoglu dhe Christian Eriksen ndajnë pozitat dy dhe tre me nga 26 sosh.
26 – Goals from outside the box in the big-5 European Leagues since 2013/14:
61 – Lionel Messi ??
26 – Hakan #Calhanoglu ??
26 – Christian Eriksen ??
25 – Dries Mertens ??
24 – Philippe Coutinho ??Specialist.#VeneziaInter @OptaCan
— OptaPaolo ? (@OptaPaolo) November 27, 2021
/Lajmi.net/