Vetëm dy gota nga kjo pije e gazuar, shtojnë rrezikun e vdekjes në 17%

Vetëm dy gota nga pijet e gazuara dietike në ditë rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme, ka konfirmuar një studim i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Lifestyle

04/09/2019 18:19

Studimi global i më shumë se 450,000 të rriturve në 10 vende zbuloi se konsumi i përditshëm i të gjitha llojeve të pijeve të gazuara ishte i lidhur me një shans më të lartë për të vdekur të rinj, transmeton lajmi.net.

Por normat për ata që pinë pije të ëmbëlsuara artificialisht ishin dukshëm më të larta sesa tek ata që konsumonin sheqer drejtpërdrejtë.

Shkencëtarët, nga Agjencia Ndërkombëtare e OBSH-së për Kërkime mbi Kancerin në Lyon, thanë se do të ishte e udhës të largoheshin pijet e gazuara dhe të pihej ujë më shpesh.

Ekspertët u shprehën në Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë në Paris se njerëzit duhet të ‘eliminojnë’ pijet e gazuara nga dieta e tyre.

Hulumtimi, i botuar në revistën ‘JAMA Medical Medicine’, është studimi më i madh për ekzaminimin e lidhjeve midis konsumit të pijeve të buta dhe vdekshmërisë. /Lajmi.net/