Vetaksident në Slivovë të Prishtinës, lëndohen tre persona

Një vetaksident trafiku ka ndodhur rreth dy orë më parë në fshatin Slivovë të Prishtinës.

Lajme

04/02/2021 22:01

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se tre persona janë lënduar nga ky vetaksident.

“Sot rreth orës 19:30, në fshatin Slivovë,  ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre  persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Personat e lënduar  janë dërguar për trajtim mjekësor. Me  rastin po merret njësiti trafikut”, tha Ahmeti.