Haradinaj: LVV dhe PSD të koordinuara kundër Vjosa Osmanit për interesa politike
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së, duke pretenduar për një koordinim politik kundër ish-presidentes Vjosa Osmani. Sipas saj, sulmet e dy partive ndaj Osmanit nuk janë të rastësishme, por rezultat i një kalkulimi politik të përbashkët. Ajo thekson se këto subjekte ndajnë të njëjtin “ADN ideologjik”, duke…
Lajme
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së, duke pretenduar për një koordinim politik kundër ish-presidentes Vjosa Osmani.
Sipas saj, sulmet e dy partive ndaj Osmanit nuk janë të rastësishme, por rezultat i një kalkulimi politik të përbashkët.
Ajo thekson se këto subjekte ndajnë të njëjtin “ADN ideologjik”, duke e vendosur pushtetin mbi shtetin dhe interesat partiake mbi ato kombëtare.
Haradinaj ka përmendur edhe qasjen e Osmanit në raport me aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar afrimin strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjet për forcimin e garancive për sovranitetin e Kosovës. Sipas saj, kjo qasje është pritur me kundërshtim nga kryeministri Albin Kurti.
Ajo ka kritikuar gjithashtu edhe qëndrimet e PSD-së në të kaluarën, duke përmendur përkrahjen për idenë e shkëmbimit të territoreve, ndërsa ka shtuar se sulmet ndaj Osmanit lidhen me orientimin e saj politik dhe jo me çështje personale.
Në fund, Haradinaj ka ngritur pyetje mbi shkallën e koordinimit mes VV-së dhe PSD-së, duke paralajmëruar për, siç e quan ajo, një “skemë të rrezikshme politike” që synon dobësimin e figurave që mbrojnë integritetin territorial dhe aleancat strategjike të Kosovës.