Haxhiu: Serbia po i strehon kriminelët e luftës
Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu u shpreh se Serbia nuk u mjaftua me vrasje por dëshironte që ta linte edhe krimin pa u gjykuar. Këto komente ajo i bëri në një akademie përkujtimore kushtuar 116 civilëve shqiptarë që u masakruan nga forcat serbe në Studime të Vushtrrisë, më 2 maj 1999.…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu u shpreh se Serbia nuk u mjaftua me vrasje por dëshironte që ta linte edhe krimin pa u gjykuar.
Këto komente ajo i bëri në një akademie përkujtimore kushtuar 116 civilëve shqiptarë që u masakruan nga forcat serbe në Studime të Vushtrrisë, më 2 maj 1999.
“Serbia nuk u mjaftua me vrasje. Ajo deshti ta zbraste vendin, ta thyente familjen, ta poshtëronte të mbijetuarin dhe ta linte krimin pa gjykim. Edhe sot e kësaj dite Serbia i strehon kriminelët e luftës. Kështu vepron një shtet ku krimin e ka politikë”, tha Haxhiu.