Vetaksident në Qafë të Duhles, shoferi humb kontrollin e kamionit

Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Suharëkës, saktësisht tek në Qafë të Duhles. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar se aksidenti ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin e kamionit. “Me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngasës ka humbur kontrollin…

04/05/2024 19:15

Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Suharëkës, saktësisht tek në Qafë të Duhles.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar se aksidenti ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin e kamionit.

“Me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngasës ka humbur kontrollin e automjetit-kamion”.

Nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.