Shembja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, policia jep detajet

Në mediat lokale u raportua se është shembur rruga Klinë-Gjakovë. Për këtë rast, ka folur për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova. Ai tha se policia është informuar rreth orës 01:00 pas mesnatës, ndërsa rruga ende mbetet e bllokuar. “Policia e Kosovës është informuar për shembjen e dheut në orën 01:00 pas…

Lajme

18/05/2024 10:24

Në mediat lokale u raportua se është shembur rruga Klinë-Gjakovë.

Për këtë rast, ka folur për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.

Ai tha se policia është informuar rreth orës 01:00 pas mesnatës, ndërsa rruga ende mbetet e bllokuar.

“Policia e Kosovës është informuar për shembjen e dheut në orën 01:00 pas mesnatës. Policia ka dalë në vendngjarje, pra ku është shembur dheu në Volljakë, ku edhe janë duke u kryer punime. Rruga vazhdon të jetë e pakalueshme edhe në momentin që po flasim. Në vendngjarje është edhe kompania që është duke i kryer punimet dhe po mundohemi që të largojmë dheun”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/