Vetaksident në Graçanicë: Tre persona të lënduar, mes tyre dy të mitur

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në Graçanicë. Policia ka bërë të ditur se të lënduar janë ngasësja e veturës dhe dy pasagjerë të mitur. “Sipas hetimeve paraprake, vozitësja femër kosovare, për shkak të pakujdesisë gjatë ngasjes, ka shkaktuar aksidentin. Si pasojë, kanë pësuar lëndime vozitësja dhe dy…

Lajme

04/01/2026 11:48

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në Graçanicë.

Policia ka bërë të ditur se të lënduar janë ngasësja e veturës dhe dy pasagjerë të mitur.

“Sipas hetimeve paraprake, vozitësja femër kosovare, për shkak të pakujdesisë gjatë ngasjes, ka shkaktuar aksidentin. Si pasojë, kanë pësuar lëndime vozitësja dhe dy pasagjerët e mitur (një mashkull dhe një femër). Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës,” thuhet në njoftimin zyrtar. /Lajmi.net/