Veseli uron që kombëtarja të fitojë

Dëshirën për fitore sonte të kombëtares shqiptare në futboll në Euro 2016, e ka shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli.

Lajme

19/06/2016 19:27

Ai në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, ka shkruar se ndeshjen mes Shqipërisë dhe Rumanisë, do ta ndjekë  me futbolldashësit në Prizren.

“Gjatë këtij kampionati, tifozët tanë dëshmuan se janë krenaria jonë, bashkë me ekipin e shkëlqyer duke qenë shembull i kulturës dhe sjelljes sportive”, shkruan Veseli.

“Sonte, uroj të bëhet lojë e bukur dhe të shënojmë gola për kualifikim. Suksese!”, ka shkruar Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës./lajmi.net