Veseli: PDK fituese bindëse
PDK është fituesja bindëse e këtyre zgjedhjeve. Kadri Veseli tha se kjo fitore është e të gjithëve dhe tha se që prej nesër ata do të fillojnë me Misionin e Ri.
Lajme
PDK ka shpallur veten fituese. Këtë gjë e ka thënë nënkryetari i kësaj partie, Kadri Veseli. Ai në një konferencë për media ftoi edhe partitë e tjera të pranojnë këtë rezultat dhe tha se kjo fitore e PDK-së është fitore e të gjithë qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të Kosovës.
“Falënderojmë qytetarët e Kosovës me të cilët bashkërisht kemi kaluar një test të demokracisë, duke mbajtur zgjedhjet më të mira që nga koha e pasluftës”.
“Kemi arritur një rezultat të mrekullueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar kështu të ardhmen e sigurt të Kosovës, të ardhmen evropiane.”
PDK është fituese bindëse e zgjedhjeve nacionale të vitit 2014. Urime të gjithëve”.
“Sipas rezultateve interne, tashmë të konfirmuara nga KQZ, PDK del partia e parë, duke fituar një shumicë solide.”
“Kosova sot ka folur me një zë kumbues, e ka konfirmuar të ardhmen e saj evropiane. Ne sot thërrasim qytetarët të festojnë dinjitetshëm sepse fitorja është e të gjithëve”.
“Ftojmë partitë të tjera që ta pranojnë solemnisht rezultatin e zgjedhjeve pa ekuivoke, të mos ketë rinumërime, sepse të gjithë jemi fitues”.
“Ne nesër fillojmë punën të re, ne nesër fillojmë me Misionin tonë të ri”, tha Veseli.