Vërtetohet mbështetja e madhe e Potter nga pronari i Bluve, kamerat kapin momentin e përqafimit në tunel

Skuadra e Chelseat siguroi kualifikimin tutje në UEFA Champions League, pasi mposhti 2 me 0 kundërshtarët gjerman, Borussia Dortmund. Pas përfundimit të ndeshjes, kamerat kapin momentin kur pornari i Bluve, Todd Boehly i dha një përqafim të ngrohtë trajnerit të tij, Graham Potter, shkruan Lajmi.net Ky përfaqim e vërteton edhe njëherë mbështetjen e madhe që…

Sport

08/03/2023 09:51

Skuadra e Chelseat siguroi kualifikimin tutje në UEFA Champions League, pasi mposhti 2 me 0 kundërshtarët gjerman, Borussia Dortmund.

Pas përfundimit të ndeshjes, kamerat kapin momentin kur pornari i Bluve, Todd Boehly i dha një përqafim të ngrohtë trajnerit të tij, Graham Potter, shkruan Lajmi.net

Ky përfaqim e vërteton edhe njëherë mbështetjen e madhe që ka trajneri anglez nga pronarët e Chelseat – edhe pse rezultatet e fundit ishin kogja nevgative dhe u flit për një shkarkim të mundshëm të tij.

Klubi i Chelseat investoi shuma marramendëse gjatë merkatos së janarit me pronarin amerikan dhe kjo duket se nuk është e gjitha – ata planifikojnë që gjatë verës të sjellin emrat të mëdhenj në ekipin blu./Lajmi.net/