Vërshimet në Kosovë | Përparim Rama: Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e Kryeqytetit, janë realizuar gjatë ditës së sotme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha ekipet që kanë intervenuar gjatë ditës në kryeqytet, duke theksuar përkushtimin dhe punën e palodhshme të tyre. “Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë zyrtarët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e angazhuar, për përkushtimin, vetmohimin dhe punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve dhe…

Lajme

10/01/2026 21:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha ekipet që kanë intervenuar gjatë ditës në kryeqytet, duke theksuar përkushtimin dhe punën e palodhshme të tyre.

“Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë zyrtarët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e angazhuar, për përkushtimin, vetmohimin dhe punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve dhe Kryeqytetit,” ka shkruar Rama.

Ai ka vlerësuar veçanërisht angazhimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Drejtorisë së Investimeve Kapitale, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Kompanisë Gjelbër, Policisë së Kryeqytetit dhe njësive të Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve, duke realizuar mbi 30 intervenime gjatë ditës.

Kryetari Rama falenderoi gjithashtu Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, për kontributin dhe koordinimin në menaxhimin e situatës, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Postimi i plotë: 

Falënderim dhe Mirënjohje 🙏
Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e Kryeqytetit, janë realizuar gjatë ditës së sotme nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Drejtoria e Investimeve Kapitale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kompania Gjelbër, Policia e Kryeqytetit, si dhe njësitë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve (BPZ) të Kryeqytetit.
Këto intervenime janë zhvilluar me angazhim maksimal të ekipeve në terren, reagim të menjëhershëm dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional.
Si Kryetar i Kryeqytetit, shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë zyrtarët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e angazhuar, për përkushtimin, vetmohimin dhe punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve dhe Kryeqytetit.
Falenderoj edhe Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, z. Lulzim Fushtica, për kontributin dhe angazhimin e tij në menaxhimin dhe koordinimin e situatës.
Bashkë për qytetarët 🤝./lajmi.net/