Vërshime në Rahovec, Latifi: Gjendja e menaxhueshme, jemi në terren për të ndihmuar qytetarët
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, disa vendbanime në komunën e Rahovecit janë përfshirë nga vërshimet. Kryetari i komunës, Smajl Latifi, njoftoi se bashkë me ekipet komunale, shërbimet emergjente dhe kompani private, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit për të përballuar situatën, raporton lajmi.net “Që nga orët e hershme…
Lajme
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, disa vendbanime në komunën e Rahovecit janë përfshirë nga vërshimet.
Kryetari i komunës, Smajl Latifi, njoftoi se bashkë me ekipet komunale, shërbimet emergjente dhe kompani private, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit për të përballuar situatën, raporton lajmi.net
“Që nga orët e hershme të mëngjesit, bashkë me ekipin tim dhe në koordinim të plotë me të gjitha ekipet komunale, shërbimet emergjente dhe kompani private, jemi në terren për ta përballuar këtë situatë dhe për të minimizuar pasojat për qytetarët tanë, duke vepruar me prioritet aty ku gjendja paraqitet më e rënduar,” shkruan Latifi.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, janë shkaktuar vërshime në disa vendbanime të komunës së Rahovecit.
Që nga orët e hershme të mëngjesit, bashkë me ekipin tim dhe në koordinim të plotë me të gjitha ekipet komunale, shërbimet emergjente dhe kompani private, jemi në terren për ta përballuar këtë situatë dhe për të minimizuar pasojat për qytetarët tanë, duke vepruar me prioritet aty ku gjendja paraqitet më e rënduar.
Aktualisht, gjendja është e menaxhueshme, ndërsa po përpiqemi të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta lehtësuar situatën dhe për të ofruar mbështetjen e nevojshme.
Ftoj qytetarët që kanë pësuar dëme nga vërshimet t’i paraqesin kërkesat e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, në mënyrë që të bëhet evidentimi dhe vlerësimi sipas procedurave ligjore.
Çka varet prej nesh po përpiqemi ta bëjmë krejt çka është e mundur: të jemi sa më pranë qytetarëve./Lajmi.net/