Vërshime në Komunën e Lipjanit, aktivizohet Shtabi Emergjent

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë përkeqësuar gjendjen me vërshime në territorin e Komunës së Lipjanit. Sipas njoftimit zyrtar, vërshime janë evidentuar në shumicën e fshatrave, ndërsa situata më e rënduar paraqitet në Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq të Vogël, Rufc dhe Gadime, transmeton lajmi.net. Si pasojë e reshjeve, janë dëmtuar dy ura,…

Lajme

10/01/2026 16:31

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë përkeqësuar gjendjen me vërshime në territorin e Komunës së Lipjanit.

Sipas njoftimit zyrtar, vërshime janë evidentuar në shumicën e fshatrave, ndërsa situata më e rënduar paraqitet në Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq të Vogël, Rufc dhe Gadime, transmeton lajmi.net.

Si pasojë e reshjeve, janë dëmtuar dy ura, njëra në fshatin Smallushë dhe tjetra në Gadime të Epërme, si dhe është shkaktuar dëm në infrastrukturën publike dhe në ekonomitë familjare.

Komuna e Lipjanit ka aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet relevante. Ekipet komunale ndodhen në terren dhe po ofrojnë ndihmë sipas nevojave të paraqitura.

Po ashtu, autoritetet komunale janë në bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Njësinë e Zjarrfikësve në Lipjan për reagim të shpejtë dhe menaxhim efikas të situatës.

Komuna u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe falënderon për bashkëpunimin deri në stabilizimin e plotë të gjendjes./lajmi.net/