Verratti dhe Diallo rezultojnë pozitivë me COVID-19

Futbollistët e Paris Saint Germain, Marco Verratti dhe Abou Diallo kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sport

29/01/2021 21:51

Marco Verratti dhe Abou Diallo kanë rezultuar pozitivë në testimin e fundit të skuadrës franceze, Paris Saint Germain.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi parisien përmes komunikatës zyrtarë në uebfaqen e klubit, transmeton lajmi.net.

Futbollistët kanë rezultuar pozitivë në testimin e fundit dhe janë duke ju nënshtruar protokollit anti-COVID-19.

Ata janë vetizoluar dhe janë duke ndjekur te gjitha udhëzimet e zyrtarëve shëndetësorë./Lajmi.net/