Verratti: Ciao PSG!

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti dëshiron të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

20/06/2015 09:37

Marco Verratti dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.

Mesfushori italian ka vendosur të ndërrojë mjedis, dhe të gjejë një klub të ri, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

22-vjeçari kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane. Mirëpo, gazeta raporton se Real Madrid dhe Barcelona e përcjellin me vëmendje situatën e tij në Parc des Princes.

Verratti është përmendur edhe si objektiv i Juventusit në Serie A, mirëpo lehtë mund të ndodhë që gjatë verës të zhvillohet një “El Clasico”, për transferimin e tij.