Veronica Brunati: Messi te Barcelona – rikthimi zyrtarizohet më 1 korrik

Gazetarja e ‘Telemundo Deportes’, Veronica Brunati ka nxitur shumë reagime në rrjetin social, ‘Twitter’. Argjentinasja ka raportuar së fundmi se Lionel Messi do të rikthehet te Barcelona gjatë verës tjetër, përcjell lajmi.net. Sipas Brunati, Messi do të zyrtarizohet si lojtar i Barcelonës më 1 korrik të verës së ardhshme. Lidhur me rikthimin e mundshëm të…

Sport

04/10/2022 18:11

Gazetarja e ‘Telemundo Deportes’, Veronica Brunati ka nxitur shumë reagime në rrjetin social, ‘Twitter’.

Argjentinasja ka raportuar së fundmi se Lionel Messi do të rikthehet te Barcelona gjatë verës tjetër, përcjell lajmi.net.

Sipas Brunati, Messi do të zyrtarizohet si lojtar i Barcelonës më 1 korrik të verës së ardhshme.

Lidhur me rikthimin e mundshëm të Messi, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka lënë të kuptohet se dera për argjentinasin është gjithmonë e hapur.

Kontrata e Messi me PSG skadon në fund të sezonit dhe Barca do ta bëjë lëvizjen e saj.

Messi nuk do të marrë vendim për të ardhmen e tij, deri pas fundit të Kupës së Botës. /Lajmi.net/