Vendosen karriget

10:55 | 24 Dhjetor 2013

KB

KB Sigal Prishtina ka njoftuar se ka filluar vendosja e karrigeve të reja në e sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Sipas planit të prezantuar muajin e kaluar nga klubi kryeqytetas, janë larguar karriget e vjetra që ishin në gjendje të rëndë, dhe ka filluar vendosja e të rejave, sipas standardeve të FIBA-s. Në […]

KB Sigal Prishtina ka njoftuar se ka filluar vendosja e karrigeve të reja në e sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Sipas planit të prezantuar muajin e kaluar nga klubi kryeqytetas, janë larguar karriget e vjetra që ishin në gjendje të rëndë, dhe ka filluar vendosja e të rejave, sipas standardeve të FIBA-s.

Në një fotografi të publikuar në profilin zyrtar të KB Sigal Prishtinës në rrjetin social Facebook, shihet tribuna ku qëndrojnë grupi i tifozëve Plisat, e që është mbuluar nga karriget e reja.

Kështu pritet të duket salla pas përfundimit të punimeve

Karriget nuk do të jenë e vetmja risi në sallën ku zhvillon ndeshjet klubi prishtinas në ETC Superligën e Kosovës në basketboll dhe Ligën Ballkanike pasi do të bëhet edhe ndërrimi i koshave, ku ata ekzistues do të zëvendësohen me kosha statik.

Kurse, ngjyrat e karrigeve në tribunën qendrore do të jenë kombinim i ngjyrave natyrale të Prishtinës, pra kaltër e bardh, si dhe me ngjyrë të kuqe do të simbolizohet zemra, për të marrë në fund formën: I (zemër) PR (E dua Prishtinën).