Vendimi i ZRRE-së: Rryma shtrenjtohet për 14 për qind

Rryma do të shtrenjtohet për 14 për qind. Kështu ka vendosur bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten. Tarifat e reja të energjisë do të aplikohen nga data 1 prill. Shtrenjtimi i rrymës u kundërshtua nga qytetarët dhe shoqëria civile. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës muajve të fundit…

Lajme

23/03/2023 12:22

Rryma do të shtrenjtohet për 14 për qind.

Kështu ka vendosur bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten.

Tarifat e reja të energjisë do të aplikohen nga data 1 prill.

Shtrenjtimi i rrymës u kundërshtua nga qytetarët dhe shoqëria civile.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.