Vendimi i CAS-it, reagon UEFA

11:58 | 11 Korrik 2015

UEFA ka reaguar pas vendimit të CAS-it në favor të Shqipërisë në lidhje me ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë në Beograd.

UEFA më në fund ka reaguar pas vendimit të CAS-it në favor të Shqipërisë në lidhje me ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë në Beograd.

Edhe pse në ditën e djeshme, renditja e Grupit I të eliminatoreve për Euro 2016 ishte i pandryshuar.

Sot, në faqen zyrtare të UEFA-s, Shqipëria është ngjitur në pozitën e dytë, falë tri pikëve të marra në CAS.