Vendet më argëtuese për të kaluar festat e fundvitit

Nëse keni para dhe dëshirë për të udhëtuar, pushimet janë koha e përkryer për të paketuar valixhet dhe për të shkuar diku larg.

Fun

08/12/2021 23:13

Këto janë tri vendet ideale ku mund ti kaloni festat e fundvitit, transmeton lajmi.net.

Londër, Mbretëria e Bashkuar

Rruga Oxford e Londrës është një nga rrugët më të mira dhe më të zhurmshme në botë gjatë festave të fundit.

Mijëra persona bëjnë blerje të treqind dyqane të ndriçuara nga drita të ndryshme. Në këtë rrugë ambienti festiv ka nisur në fillim të nëntorit me “lançimin” e dekorimeve të ndryshme shumëngjyrëshe dhe zgjat deri në janar.

Sidnej, Australi

Për ata që e ‘urrejnë’ borën, vendi i duhur për të kaluar festat e fundvitit në plazh me një koktej të ftohtë është qyteti i Sidneit. Temperatura këtu është rreth 25 gradë në dhjetor.

Nuremberg, Gjermani

Tregu i Krishtlindjeve në këtë qytet shet dekorime të punuara me dorë për lindjen e Jezusit dhe deri në dy milionë vizitorë e vizitojnë këtë treg çdo vit.

Ndërsa të rriturit hanë ëmbëlsira dhe donuts, fëmijët kënaqen duke vizituar Muzeun e Lodrave dhe Muzeun e Hekurudhave Gjermane. E gjithë kjo ndodh nga 26 nëntori deri më 24 dhjetor. /Lajmi.net/