Vëllai ndërtoi shtatoren e Albin Kurtit, motra kandidate e LDK-së në Podujevë
Dy vite më parë, në Podujevë, Sapahudin Uka kishte vendosur në oborrin e shtëpisë së tij shtatoren e kryeministrit Albin Kurti, gjë që kishte bërë bujë të madhe në opinion. Por ndryshe nga ai, motra e tij, Elisa Uka Duriqi, ka zgjedhur të aderojë në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kryetari i LDK-së…

Lajme
Dy vite më parë, në Podujevë, Sapahudin Uka kishte vendosur në oborrin e shtëpisë së tij shtatoren e kryeministrit Albin Kurti, gjë që kishte bërë bujë të madhe në opinion.
Por ndryshe nga ai, motra e tij, Elisa Uka Duriqi, ka zgjedhur të aderojë në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kryetari i LDK-së në Podujevë, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Elisa është pjesë e listës së kandidatëve për asamblenë komunale në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Në Listën tonë në zgjedhjet e 12 tetorit është edhe Elisa Uka Duriqi.
Elisa vjen nga një familje e cila njihet për kontributin e dhënë për vendin.
Ajo në vazhdimësi ka dëshmuar interesim dhe përkushtim për të kontribuar për komunën dhe qytetarët tanë.
Me energjinë dhe përkushtimin e saj, Elisa përfaqëson një gjeneratë që ka vullnet e gatishmëri të kontribuojë për të mirën e përgjithshme.
Bashkë me Elisën për Podujevën!”