Vëllai i Messit ngacmon Ronaldon

Vëllai i sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi ka ngacmuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, para ditës së fundit të votimeve për Topin e Artë të premten. Matias Messi ka shkaktuar rrëmujë në rrjetin social duke postuar një fotografi të bashkangjitur të dy futbollistëve më të mirë në…

Sport

14/11/2013 20:43

Vëllai i sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi ka ngacmuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, para ditës së fundit të votimeve për Topin e Artë të premten.

Matias Messi ka shkaktuar rrëmujë në rrjetin social duke postuar një fotografi të bashkangjitur të dy futbollistëve më të mirë në botë me pamjet e çmimeve individuale të secilit prej tyre të fituara nga viti 2009 dhe 2013.

“Përshëndetje të gjithëve, po u lë një fotografi të vogël. Shpresoj që ju pëlqen. Unë e adhuroj!!”, shkroi ai në gjuhën spanjolle.

Krahasimi qartazi favorizon Messin që ka tre tituj të La Ligës, dy kurora të Ligës së Kampionëve, dy Kampionate botërore për klube, dy Copa del Rey dhe katër Superkupa, si dhe katër Topa të Artë dhe disa çmime të Këpucës së Artë.

Kurse, Ronaldo ka vetëm tre tituj në Madrid, një titull të La Ligës, një Copa del Rey dhe një Superkupë të Spanjës. Përveç tyre, në rrethin e ngushtë të garës konsiderohet të jetë edhe mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery.