Vdes papritur mësuesja 24 vjeçare në Mitrovicë
Lindita Preteni, mësuese 24 vjeçare nga Mitrovica ka vdekur sot.
Lajme
Sot në orët e para të mëngjesit ka vdekur Lindita Preteni, 24 vjeçare nga Mitrovica.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë thënë se vdekja e saj erdhi papritur.
“Miq ju njoftoj se në orët e hershme të këtij mëngjesi, papritur ndërroi jetë motra ime Lindita Preteni. Për kohën e varrimi do iu njoftojmë ndërkohë. Lamtumirë mesuesja jonë me shpirt të bukur”, ka shkruar vëllau i saj Bashkimi në Facebook.
Shkaqet për vdekjes e 24 vjeçares, ende nuk janë të ditura.
Ndryshe, Lindita, me profesion ishte mësuese e shkollës fillore.